Mat, vritet me armë zjarri një person, dyshohet për hakmarrje

14.05.2017 21:38:20

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Rukaj të Matit. Raportohet se një person është vrarë me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Hajredin Lleshi rreth 60-vjeç. Paraprakisht dyshohet se vrasja është kryer për hakmarrje.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.