Matoshi: Hyra në AAK sepse i besoj Haradinajt

25.05.2017 21:24:23

Ish-analisti dhe publicisti, Halil Matoshi tashmë kandidatë për deputetë nga radhët e AAK-së, ka treguar arsyet e kalimit të tij në partinë e Ramush Haradinajt.

 

Matoshi në emisionin “DBAT D” në RTV Dukagjini, ka thënë se politika është besim, dhe se pa besim nuk mund të arrish asgjë, shkruan Telegrafi.

“E zgjodha AAK-në sepse Haradinajt i besoj për shumë arsye. Ai ka kaluar shumë sfida dhe gjithmonë e ka mbajtur dinjitetin e tij”, ka thënë Matoshi.

Ai ka theksuar se Haradinaj së fundmi edhe nga Franca ka dhënë mesazhe të mira, dhe është mbajtur burrërisht.