Mbrojtja e afërt e Kurtit mobilizohet, çanta antiplumb gjatë vizitave

28.05.2020 12:16:05

Sot Kurti bëri një vizitë zyrtare në Komunën e Prishtinës, ku u takua me kryetarin Shpend Ahmeti.

Gjatë shkuarjes në Komunë është vërejtur se pjesëtarët e sigurimit të kryeministrit në detyrë, tani me vete po bartin çanta të zeza të cilat shndërrohen në antiplumb.

Rikujtojmë se Kurti së fundi ka pranuar kërcënime nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, mirëpo deri tani nuk dihet se kush qëndron prapa kësaj organizate.