Mbyllet faza në grupe, ja çiftet e 1/8-ave dhe kalendari i ndeshjeve

28.06.2018 23:34:06

Kampionati botëror “Rusi 2018” përmbylli fazën e e parë, atë të ndeshjeve në grupe, ku u përcaktuan edhe 16 skuadrat e kualifikuara për fazën e 1/8-ave dhe natyrisht edhe çiftet që do të diskutojnë kualifikimin në ndeshjet direkt.

Kështu 16 skuadrat e kualifikuara janë si më poshtë:

Grupi A: Uruguai, Rusia

Grupi B: Spanja, Portugalia

Grupi C: Franca, Danimarka

Grupi D: Kroacia, Argjentina

Grupi E: Brazili, Zvicra

Grupi F: Suedia, Meksika

Grupi G: Belgjika, Anglia

Grupi H: Kolumbia, Japonia

Këto skuadra do të ndeshen me njëra-tjetrën sipas shortit dhe kalendari të mëposhtëm, për të prodhuar edhe 8 ekipet çerekfinaliste.

E Shtunë, 30 Qershor

Francë-Argjentinë 16:00

Uruguai-Portugali 20:00

E Diel, 1 Korrik

Spanjë-Rusi 16:00

Kroaci- Danimarkë 20:00

E Hënë, 2 Korrik

Brazil-Meksikë 16:00

Belgjikë-Japoni 20:00

E Martë, 3 Korrik

Suedi-Zvicër 16:00

Kolumbi-Angli 20:00