Mbyllet mbledhja – Patozi flet për mediat si kryetari i “Bindjes Demokratike”

22.04.2019 22:38:19

Pas rreth tre orësh të mbledhur në studion muzikore “On Off Production”, të artistit Arben Skënderi, duket se ka përfunduar mbledhja që ka çuar në krijimin e “Bindjes Demokratike”.

I cilësuar si kryetari i kësaj force të re politike, Astrit Patozi ka dalë i pari nga takimi, por ishte “hermetik” duke mos zbuluar asnjë detaj interesant mbi BD-në.

“Më vjen keq që nuk iua shuaj dot kërshërinë sot. Nuk kemi as ndonjë gjë për të fshehur, por as për të ndarë me ju në këto momente. Ju falënderoj për interesin e jashtëzakonshëm që keni treguar për këtë takim, por gjithçka do ta merrni vesh nesër”, tha Patozi.