Basha në panik nga partia e Patozit?! Nesër firmos me aleatët

22.04.2019 22:31:46

Ditën e nesërme në orën 09:00, Partia Demokratike do të firmosë marrëveshjen për krijimin e një koalicioni opozitar. Me koalicionin e PD bashkohen partitë kryesore të opozitës, që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme pa Edi Ramën kryeministër.

Disa nga partitë nënshkruese janë: Lëvizja Socialiste për Integrim; Partia Republikane; Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar; Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Demokristiane, Partia Drejtësi Integrim e Unitet.

Mësohet se kjo do jetë një nga pikat e marrëveshjes për krijimin e koalicionit opozitar, i cili synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.