Me ndihmën e rusëve, vriten 25 xhihadistë në Siri

13.08.2017 20:03:45

Të paktën 25 xhihadistë të grupit të Shtetit Islamik (ISIS) u vranë gjatë një operacioni të ushtrisë siriane – me mbulim nga ajri nga pala ruse – në qendër të vendit.

Me mbështetjen e Moskës, ushtria e regjimit të Bashar al-Assad po ndërmerr prej disa muajsh një ofensivë për t’i rimarrë ISIS-it rajonin e gjerë shkretëtirë që shtrihet në kufijtë irakianë dhe jordanezë.