Me Trump e Erdogan liria e medies s ka qenë asnjeherë më...

Me Trump e Erdogan liria e medies s ka qenë asnjeherë më e rrezikuar

26.04.2017 09:38:49

Sulme ndaj mediave, informata të rrejshme, represione dhe triumfi i “personave të dhunshëm” si Trump dhe Erdogani- asnjëherë liria e mediave në botë nuk ka qenë aq e rrezikuar, thuhet në raportin vjetor të organizatës joqeveritare “Reporterë pa kufij”, kushtuar lirisë së mediave.

Liria e mediave po përjeton situatë “të rëndë” dhe “shumë serioze” në 72 (nga gjithsej 180 vende ku është kryer vlerësimi), midis të cilave edhe Kina, Rusia, India, të gjithë vendet nga Lindja e Afërt dhe Azia Qendrore, si dhe dy e treta e vendeve në Afrikë.

Harta e botës, e përpiluar nga “Reporterë pa kufij” është shënuar tërësisht me ngjyrë të kuqe, që do të thotë se situata me lirinë e mediave është shumë serioze.