Meksika goditet nga një tërmet

20.05.2017 23:18:54

Një tërmet me magnitudë 5.7 shkallë të Rihterit e ka goditur sot pjesën jugperëndimore të Meksikës.

 

Epiqendra ishte 52 kilometra në veri-perëndim të vendit Sintalape Capas, njoftoi Instituti Sizmologjik Amerikan, raporton Reuters.

Nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale të shkaktuara nga tërmeti.