Melania Trump refuzon Shtëpinë e Bardhë për “pallatin e florinjtë” – arsyeja do t’iu habisë (Foto)

21.11.2016 15:21:52

Melania Trump dhe djali i saj Barron nuk do të ndjekin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ai do të marrë detyrën në 20 janar, por do të jetojë vetëm në të. Kështu raportojnë mediat amerikane.

Melania ka refuzuar të shkojë menjëherë në Shtëpinë e Bardhë për shkak të djalit Barron.

Ai është duke studiuar në një shkollë private në Nju Jork dhe ajo nuk ka dëshirë t’ia ndërpresë në mes shkollën.

“Melania është shumë e lidhur me djalin dhe nuk do që t’ia shkatërrojë studimet. Të paktën deri në verë sa të përfundojë shkolla, ata do qëndrojnë në Kullën Trump”, tha një burim pranë saj.

Trump ka thënë se është dakord me vendimin dhe do të kalojë fundjavat me familjen e tij në Nju Jork.

Por kjo gjë pritet të shkaktojë pakënaqësira pasi shërbimet sekrete që do të ndjekin presidentin, mund të krijojë shqetësim te fqinjët e Trump.

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15