Mentalitetit arkaik-primitiv t’u kundërvihen institucionet shkencore

06.02.2018 09:46:52

Nga Fadil Kajtazi

Nuk ka gjë më të shëmtuar, më primitive se sa te të jetosh në një shtet ku në qeveri ke një ministër si Pal Lekajt i cili deklaron se: “Ramush Haradinaj mund të gjuajë me armë çdokund në botë”.

Per çdo qytetarë të këtij vendi i cili aspiron vlera të civilizimit që përkojnë me zhvillimet në këtë shekull, profili primitiv i Pal Lekajt dhe qeverisë që ai përfaqëson, e kthen këte vend dhe popull në shekujt XVII, XVIII. Ky profil që Lekaj dhe sejmenët qeveritarë me alltia dhe Hkler MP-5, i kthen shqiptarët në imazhin e përhapur në botë nga diplomacia serbe, për shqiptarët si “njerëz me bisht”.

Dhe vërtetë Pali dhe kategoria që ai përfaqëson për nga mentaliteti i përkasin kohërave arkaike të përafërta me ata me bisht, por që po e kamufjojnë me kravatë.

Është çuditshme se si nuk ka reagime per sjellje arkaike të qeveritarve të vendit nga institucione si Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, që së paku në letër përfaqëson nivel të shkencës, artit dhe kulturës që përkon me vlerat e civilizimit që përfaqëson bota moderne e këtij shekulli. Këto sjellje dhe deklarime primitive të qeveritarve lëkundin themelet e brishta të shtetësisë kosovare dhe aspiratat e këtij populli të shumë vuajtur.

Natyrisht se këta qeveritarë primitiv përfaqësojnë edhe akademikët dhe, kjo për akademikët normal është fyerje e intelegjencës. Akademia e “shkencës” në kushte normale duhet të reagonte, por nga që edhe ajo tani udhëhiqet nga nje primitiv i njejët si Pal Lekaj, i cili para disa ditëve deklaroi se “Amerika po përzihet shumë në punët e Kosovës”, është tregues se institucionet e vendit përfundimisht janë në duart e primitive dhe përfundimisht është trishtuese të jetosh në një vend primitiv.