Mjegulla vonon nisjen e kryeministrit malazez për në Kosovë

06.02.2018 09:40:06

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq i cili pritet të jetë për një vizitë zyrtare sot në Kosovë ende nuk është nisur për shkak të kushteve atmosferike, saktësisht për shkak të mjegullës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Drejtoresha e Zyrës për informim e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi tha për Telegrafin se kryeministri Dushko Markoviq ende nuk është nisur nga Podgorica, pasi po presin dritën jeshile të Aeroportit të Prishtinës për tu nisur për shkak të mjegullës.

Ajo tha se Prishtina zyrtare është gati për pritjen e delegacionit malazez.