Michelle Obama: Pas fitores së Trumpit, amerikanët janë të pashpresë

16.12.2016 21:12:58

Burri i saj vazhdimisht përdori porosi të shpresës në kampanjën e tij presidenciale dhe gjatë kohës sa ishte president.

Por zonja e parë Michelle Obama  është dukur më pak optimiste në intervistën e saj të fundit para se ta braktis Shtëpinë e Bardhë, shkruan BBC.

Duke folur në emisionin e Oprah Wifrey, Michelle Obama tha se pikëpamja e amerikanëve ka ndryshuar që nga fitorja e Trumpit president.

“Ne tani po ndjehemi të pashpresë”, tha ajo. Michelle Obama luajti një rol të rëndësishmë në zjedhjet e 2016-ës duke i dhënë një mbështetje të amdhe kandidates për presidenti Hillary Clinton.