Ministria e FSK bën homazhe dhe respekte per komandantin legjendar Adem Jashari dhe presidentin historik Ibrahim Rugova

17.02.2017 23:10:10

 

Ministri i MFSK-së, Haki Demolli, zëvendësministri Muhamet Latifi dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së, në 9 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në nderim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, vizituan sot Prekazin, ku bënë homazhe dhe vendosën lule të freskëta.

Po sot ministri i MFSK-së, Haki Demolli, zëvendësministri Muhamet Latifi dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së, në 9 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në nderim të ish Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, vendosën lule të freskëta dhe bënë homazhe.

Me këtë rast ministri i FSK-së zotëri Haki Demolli u shpreh se; “Ne sot vizituam Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe Varrin e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, ku në shenj respekti dhe përkushtimi, për veprën që kanë bërë; komandanti Legjendar Adem Jashari dhe Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, së bashku me komandantin dhe eprorët e lartë erdhëm t’i bëjmë nderimet tona, në 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, me dëshirën që të japim kontributin tonë në ndërtimin e shtetit tonë, shtetit të së drejtës dhe shtetit të gjithë qytetarëve të Kosovës”.