Minovski: Të gjithë qytetarët do të zhdëmtohen, madje edhe ata me llogari të bllokuara bankare

21.08.2016 18:19:47

Gjatë fundjavës së paku 1.600 qytetarë kanë paraqitur në Ministrinë e Financave të dhënat e tyre në bankat komerciale që duan të paguhen nga fondet që janë të destinuara si kompensim për dëmin paraprak nga stuhia para dy jave në Shkup, ka thënë ministri i Financave Kiril Minoski sot gjatë edicionit ditor të lajmeve në TV Sitel.
“Së bashku me shërbimet në Ministrinë e Financave intensivisht punojmë në mbledhjen e këtyre të dhënave, jo vetëm nëpërmjet linjave telefonike, por edhe nga koordinatorët e ekipit të cilët janë të pranishëm në terren. Vazhdimisht na arrijnë listat, ne hyjnë të dhëna dhe me shpresë se do të kemi sukses për të dhënat e 2.150 qytetarë për të marrë në rrjedhat e ditëve në vazhdim të fillojmë me paradhënien e dëmeve”, ka thënë Minovski.

Ministri edhe një herë theksoi se “nuk do të mbes asnjë qytetar apo familje që nuk do të marrë këtë avans”, dhe madje edhe ata me llogari të bllokuar bankare.