Ai ka thënë se ka ardhur koha që Qeveria t’i dorëzojë Kuvendit një platformë për dialogun.
“Kjo platformë përmban një premabul ku shpreh vullnetin për fqinjësi të mirë, respektim të marrëveshjeve, integrim në BE e NATO. Po ashtu bënë që dialogu të jetë edhe më transparent”, ka deklaruar Haradinaj, raporton lajmi.net.
Ai ka theksuar se pas miratimit të kësaj platforme do të bëjë më unike spektrin politik.
Ndërsa, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se platforma sqaron pritjet tona që janë njohja reciproke, anëtarësimi në OKB dhe BE.
Hoxhaj ka shtuar kjo platformë është e qartë se si do të mbërrihet deri në fund të procesit.
Kjo platformë është miratuar nga Qeveria, e cila i procedohet Kuvendit.
Po ashtu, Qeveria ka marrë vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për mbulimin e kërkesave të shoqatave të kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së.
Vlera e ndarë është 326 mijë e 400 euro.
Ministri i Punës, Skender Reqica tha se qëllimi kryesor është rehabilitimi i familjarëve të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.