Momenti i rrëzimit të aeroplanit me zyrtarë të BE-së

24.10.2016 11:06:28

Vetëm disa minuta pasi ishte ngritur aeroplani që po transportonte zyrtarë të agjencisë kufitare të BE-së nga aeroporti ndërkombëtar në Maltë, ai është rrëzuar duke lënë të vdekur të paktën pesë zyrtarë që ishin në bord.

Një video e postuar në Twitter, që është filmuar me telefon mobil nga një veturë që ishte në lëvizje, shfaq momentin kur aeroplani rrëzohet në tokë dhe shihet një shpërthim i fuqishëm.

Sipas raporteve të para të policisë, në aeroplanin e vogël që mund të transportoj 10 persona, gjendeshin pesë zyrtarë të agjencisë kufitare të BE-së, Frontex.