Moti i keq, helikopterë të FA në mision shpëtimi për 4 vetë, mes tyre një grua shtatzënë

08.01.2017 15:11:36

Forcat e Armatosura janë angazhuar në disa misione shpëtimi për shkak të borë së madhe në zona të ndryshme të vendit.

Në mision shpëtimi janë në fluturim dy helikopterë Cougar. Njëri prej tyre po fluturon drejt fshatit Iballe të Pukës, ku ndodhen 3 persona të izoluar në një minierë.

Helikopteri i dytë është në mision shpëtimi në fshatin Konaj të Fanit për shpëtimin e një gruaje shtatzënë.

Forcat e Armatosura ndërhynë nga ajri edhe në dy raste të tjera, duke shpëtuar jetën e një personi në Koman dhe një personi tjetër në Tepelenë.