Muharrem Sfarqa: Faleminderit Ferizajt, përzemërsisht edhe një herë faleminderit, për besimin e dhënë!

23.10.2017 13:54:10

Kryetari i Ferizajt Muharrem Sfarqa falënderon përzemersishtë gjithë qytetarët, antarë dhe simpatizantë të LDK

Falenderon ferizajasit për kulturën e lartë dhe përfaqësimin me dinjitet e qetësi në këto zgjedhje.

Ai në një postim ne facebook  shkruan: se gara ende nuk ka përfunduar, duhet edhe shumë punë deri në fitoren e plotë. Për një muaj sërish do të jemi në garë tani vetëm me një subjekt dhe unë kërkoj një mobilizim të përgjthshëm edhe më të fuqishëm nga të gjithë ju.

Ky është postimi i z. Sfarqa në facebook:

Qytetarë të dashur të Ferizajt, struktura e veprimtarë të shumtë të degës së LDK-së në Ferizajt dua t’ju falënderoj përzemërsisht edhe një herë për besimin e dhënë ndaj meje dhe listës sonë kandiduese gjatë zgjedhjeve të djeshme.

Jam i lumtur fillimisht që Ferizaj tregoi një kulturë të lartë përfaqësimi dhe me dinjitetet e qetësi kaluam një proces demokratik e shtetndërtues. Ne kemi punuar mjaft që të jemi sa më të votuar, por sovrani ka thënë fjalën e vet dhe konsiderojmë se lidhjet familjare e organike i kanë shpërndarë paksa votat edhe nëpër partitë e vogla.

Kështu nuk do të jetë edhe në rrethin e dytë zgjedhor dhe ne presim një përkrahje edhe më të madhe, ndërsa jemi të hapur për të gjithë partnerët që janë të gatshëm të bahskëpunojnë me ne. Tani ndodhemi para një sfide tjetër po aq të rëndësishme kur na duhet bashkëpunimi dhe përkrahja e gjithë juve.

Për një muaj sërish do të jemi në garë tani vetëm me një subjekt dhe unë kërkoj një mobilizim të përgjthshëm edhe më të fuqishëm nga të gjithë ju, që të tregojmë se jemi fuqia e parë politike edhe në Ferizaj ashtu siç u vlerësua se jemi në Kosovë. Vazhdojmë bashkë për një triumf të radhës në balotazh