Mustafa i përgjigjet Arifit, i quan kokëbosh e banditë ata që i pengon zhvillimi ekonomik i Kosovës

27.11.2016 16:31:30

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Mustafa ndaj Avni Arifit të AAK-së, i cili e ka quajtur “shef të makinerisë së rrenave” kryeministrin e vendit.

Duke regauar ndaj postimi të kryeministrit, i cili kishte thënë se ka rritje ekonomike në vend, Arifi kishte thënë se “Kur flet Isa Mustafa për rritje ekonomike dhe zvogëlim të papunsisë krijon bindje se është shef i Makinerisë së Rrenave e jo Kryeministër”, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, Mustafa në përgjigjen e tij, thotë se “Kokëboshëve e banditëve mund tu pengojë progresi i Kosovës”.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Rritjen ekonomike të Kosovës prej 4% vitin e kaluar dhe mbi 4% këtë vit, që është më e larta në Evropë, si dhe uljen e papunësisë nga 35.3% në vitin 2014 në 26.2% këtë vit, e konstatojnë institutet relevante. Jo Kryeministri!
Kokëboshëve e banditëve mund tu pengojë progresi i Kosovës.
Sa më shumë që kemi progres aq më pak do të ketë hapësirë për mashtrues që vjelin të varfërit.
Vendi ka filluar të frymoj lirshëm nga bosët e kazinove dhe reketit, nga sekserët dhe ryshfeti.
Prandaj ka zhvillim!”, ka shkruar Mustafa.