Mustafa: Zgjedhjet në LDK janë proces i rëndësishëm dhe solemn

20.03.2019 22:56:06

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një postin në facebook, ka komentuar temën e zgjedhjeve partiake të kësaj force politike.

Më këtë rast, z.Mustafa ka kujtuar se LDK si parti e qendrës së djathtë, ka mbështetjen më të madhe dhe si parti që po i mbush 30 vjet, do të realizojë një proces zgjedhor solemn dhe të pa ndikuar nga jashtë.

Ky është pushimi i plotë i z. Mustafa:

Zgjedhjet në LDK janë një proces i rëndësishëm dhe një akt solemn. Përmes zgjedhjeve LDK e gjeneron vetëveten, rritet dhe e rikonfirmon orientimin e saj politik të qendrës së djathtë.
LDK sot është parti me përkrahjen më të madhe të qytetarëve. Po i mbush 3o vjet të veprimit dhe kontributit të saj shtetformues. Politikat dhe orientimet strategjike të saj nuk i përcaktojnë vetëm individët e veçantë. Ato i përcakton historia e saj, anëtarësia, përkrahësit dhe simpatizantët e LDK-së.
Si parti më e madhe, LDK vlerëson gjithë ata që po interesohen për zgjedhjet e saj, por fillimin dhe përfundimin e zgjedhjeve do ta bëjë vet, në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar. Do të dal edhe më e fortë!
Kjo ishte fryma e takimit të sotëm të Kryesisë me kryetarët degëve të LDK-së. IM