Nait Hasani-Murat Mehës: Pse në hartën që e vizatove vet, Çakorri është pjesë e Kosovës?

03.08.2016 17:44:45

Deputeti nga radhët e PDK-së, Nait Hasani i është drejtuar Murat Mehës duke e pyetur se pse në hartën e 2005-tës që ai e ka vizatuar, Qafa e Çakorrit është pjesë e Kosovës, kurse sot thuhet që jo.

“Dua ta pyes Murat Mehën se në hartën që e ka bë vet, qafa e Çakorit është pjeë e Kosovës, dua ta di ku e ka gjet se ne jemi mësu me këtë. Cili është Murat Meha, ai i 2005-tës, apo ai i sotshmi?”, është shprehur Hasani.