Ndalet Leipzigu, 2-2 në fushën e Augsburgut

03.03.2017 23:58:34

Augsburgu ndal hapin e Leipzigut në ndeshjen hapëse të javës së 23-të të Bundesligës, duke i dhënë mundësi Bayernit të Mtnihut që të shkëputet edhe më shumë nga ndjekësit më të afërt. 2-2 përfundoi ky takim, që nuk la të kënaqur asnjërën palë.

Stafylidis ngriti peshë tifozët vendas që në minutën e 19-të me një një goditje të mrekullueshme nga distanca, e cila përfundoi në rrjetë.

Leipzigu barazoi shumë shpejt me Verner, që shfrytëzoi një pasim tepër të saktë të Keita, që nuk gaboi përballë portierit.

7 minuta nga starti i pjesës së dytë pas mitë gjetën edhe golin e dytë me Commper pas një këndoreje.

U duk se sfida do të mbyller në favor të Leipzigut por në të 60-ën Hintereger pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve realizoi golin e fundit të takimit dhe që i ndau nga një pikë të dyja skuadrave .