Ndërpriten të gjitha kontaktet mes trupave ruse dhe amerikane

03.10.2016 19:00:59

Të gjitha kontaktet mes trupave ruse dhe atyre amerikane u ndërprenë, deklaroi sot zëvendësministri i Jashtëm rus, Genadi Gatilov, i cituar nga agjencia zyrtare ruse e lajmeve, TASS.

Sidoqoftë, Gatilov theksoi se Moska po kërkonte rihyrjen në fuqi të marrëveshjes ruso-amerikane për armëpushimin në Siri.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov theksoi se Rusia beson se është shumë i rëndësishëm fakti për mënjanimin e prishjes së kësaj marrëveshjeje.

Gatilov shtoi se SHBA duhet të japin informacione mbi pozicionimin e grupimeve opozitare në Siri.

“Mënyra e vetme për të shkuar përpara është njohja e vendndodhjes së këtyre grupeve”, theksoi ai.