“Ndjej neveri dhe turp”, kryeministri Rama reagon ashpër ndaj çmimit Nobel në Letërsi

10.10.2019 20:01:23

Kryeministri Rama ka reaguar mjaft ashpër ndaj Akademisë Suedeze të Shkencave, e cila sot ka dhënë çmimin Nobel në letërsi për Peter Handke. Në një postim në Tëitter, Rama thotë se “asnjëherë nuk e kisha menduar se do të ndjeja neveri nga një çmim i tillë”.

Ai shton se “me një veprim të tillë, paturpësia po bënet normalitet në botën që jetojmë”. Shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama e quan të turpshme një përzgjedhje të tillë, teksa pohon se “shitet si vlerë”.

Sipas Ramës, nuk mund të jemi kaq indiferentë ndaj racizmit dhe gjenocidit që ka përcjellë Peter Handke, i njohur si një mbështetës i teorive të Millosheviçit dhe me mesazhe të qarta kundër NATO.