Në 19-Vjetorin e flijimit të 240 personave në Krushë të Madhe të Rahovecit

26.03.2018 15:55:08

Ndër të rënët edhe mjeku krushjan, Dr. Fahredin Hoti, mjeku që kontribuoi në Drenicë

Krushë e Madhe-Rahovec/Prishtinë, 26 mars

Si gazetar dhe veprimtar i viteve 90-ta, edhe gjatë luftës për liri, bashkë me miqt e mi, veprimtarët e dalluar Cen Desku me bashkëshorten Sanijen, infermiere, që ndihmoi qindra nëna për të lindur edhe në male, kujtojmë me pietet mjekun gjinekolog, Dr. Fahredn Hoti, nga Krusha e Madhe (dëshmor kombi nga 26 marsi 1999). Dr. Fahredin Hoti, në shoqëri të përhershme me bashkëshortët Cen e Sanije Desku, kanë bërë shumë kilometra rrugë të zorshme në zonat e luftës në Drenicë me qëllim të afrimit të ndihmës solidare mjekësore, edhe me barëra për ish-ushtarët e UÇK-së, invalidët dhe për civilët e shumë fshatrave.

Dr. Fahredin Hoti, mjek gjinekolog nga Krusha e Madhe e Rahovecit (dëshmor kombi rënë më 26 mars 1999), ishte shquar për kontribut humanitar edhe jashtë e goxha larg terrenit të vet. Ai ka merita të veçanta për rrugëtimet e shpeshta Krushë e Madhe-Malishevë-Drenicë dhe anasjelltas.

Ai dha kontribut të madh kudo në Drenicë, kanë thënë edhe tash miqtë e shokët e tij të profesionit, Dr. stomatolog, Avdyl Salihu, tani deputet dhe Gani Shabani. Dr. Fahredin Hoti, kshte shpirt humanisti të dalluar.

Mjeku gjinekolog Fahredin Hoti, me Cen Deskun, bashkëshorten e tij zonjën Sanije Desku (bijë Drenice) dhe Bajrush Hotin, tani mjek, kanë dërguar ilaçe në zonat e luftës, ndërsa pacientëve të shumtë, u kanë dhënë edhe ndihmën e nevojshme. Pjesë e kontributit është edhe Sedat Sertolli, nga Bellanica, pronar i barnatores private, që dhuronte ilaçe për atë kohë. Grupi nga Malisheva, me ndihma sidomos në ilaçe, veshmbathje e gjëra të tjera, për zonat e luftës në Drenicë, kanë hyrë edhe fill pas rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, më 8 mars, duke shfrytëzuar rrugët përmes grykës së Llapushnikut, nëpër Krajkovë, Damanek, Baicë, Obri, Likoc e Rezallë. Ky rrugëtim është bërë me një kujdes e vëzhgim të jashtëzakonshëm gjatë natës.

Dr. Fahredin Hoti, përherë bashkudhëtonte me veprimtarë nga Malisheva me qëllim të ndihmës për ushtarët dhe civilët në zonën e luftës në Drenicë. Atje ishim edhe më datën 21 mars 1998, kujton Cen Desku, që nuk ishte i vetëm në këto rrugë. Me Sanijen e Dr. Fahredin Hotin nga Krusha e Madhe (  i cili ra dëshmor më 26 mars 1999), kemi dërguar ndihma në ilaçe, si dhe kemi kryer vizita mjekësore në fshatrat Abri, Likoc dhe Rezallë, ku kemi takuar Ilaz Dërgutin ushtar i UÇK-së, tani epror i lartë i FSK-së. Ndërsa aty kemi gjetur të angazhuar në luftë infermierin lokal Afrim Gashin, nga Rezalla, ish-ushtar i UÇK-së. Më 28 mars, po ashtu, Cen Desku, bashkëshortja e tij Sanija, Dr. Fahredin Hoti, gjinekologu nga Krusha e Madhe, si dhe mjeku Bajrush Hoti, ish-pronar i Ordinancës private “Bleta”, dërguan ilaçe në Damanek të Drenicës dhe Abri. Ilaçet i kishte siguruar Dr. Fahredini, dhe po ashu edhe më datën 11 prill, me zonjën Desku e gjinekologun Dr. Fahredin Hoti, hynë në Drenicë, por tash përmes fshatrave Mleçan, Plloçicë, Cerovikë, Çabiç, Ujmirë, Siçevë dhe Açarevë. Ilaçet, i dërguam në shtëpinë e Sylejman Selimit (ish- komandant i UÇK-së e më pas i TMK-së). Ato i pranoi infermieri i luftës Xhemajl Selimi. Në shtëpinë e Sulejmanit, kishte qenë e vendosur një familje e Jasharajve të Prekazit, së cilës i është dhënë ndihmë mjekësore. Cak Drenica ishte edhe më 18 prill 1998, kur atje shkojnë prapë bashkëshortët Desku, Dr. Fahredin Hoti dhe një mjek tjetër bashkë vendës i tij. Tash cak kanë qenë edhe fshatrat e Klinës, zonë e Drenicës, Ujmirë, Siçevë e Açarevë. Atë ditë, përqendrimi më i madh ishte në fshatin Açarevë, për të kryer vizita mjekësore dhe për t’u dhënë ilaçe pacientëve sipas nevojës. Ndërsa për drekë, qëndruam në shtëpinë e Ismet Rrahmanit, ish-drejtor i shkollës fillore në Açarevë, tani dëshmor kombi. Kështu malishevasit e vazhduam rrugëtimin për qëllime humanitare në zonën e luftës në Drenicë, derisa ajo u përhap edhe në zonën e Malishevës (Llapushë-Pashtrik), ku sërish vazhduam aktivitetin e tillë në shërbim të popullatës dhe ushtarëve të lirisë, deri në lirinë e Kosovës.

Të hënën, më 26 mars 2018, 19 vjet pas rënies së tij, dhe të të birit Kreshnikut, Krusha e Madhe e Rahovecit, familjarë dhe mijëra qytetarë, edhe personalitete publike, politike institucionale, sikurse edhe kryeministri Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtore, kanë kujtuar 240 martirët në këtë fshat më të madhin të Anadrinisë. Serbia, më 26 mars 1999, kreu gjenocid të paparë ndaj populatës civile në Krushë të Madhe dhe paraprakisht edhe në Celinë, Fortesë e Brestoc.

E, Liria e arritur afër 19 vjet më parë, ka një histori plot dhembje, por edhe krenari. Të rënët janë pjesë e kësaj historie, një pjesë dashurie deri të vetëmohimi për të ardhmën, për atëdhe për Kosovën e lire, ka thënë Mustafë Hoti, njëri nga vëllezërit e mjekut humanistit, dëshmorit Fehredin Hoti.

Legjenda: Foto nga përkujtimi