Kuvendi ndërmerr hapa konkret për zbardhjen e skandalit të mishit në Kosovë

26.03.2018 16:06:10
Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se do të marrë hapa konkret mbi skandalin e mishit në Kosovë.

“Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të vizitojë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, lidhur me aferën e importit të mishit në Kosovë” bëhet e ditur në këtë komunikatë.

Ndryshe, edhe gjatë ditës së sotme janë konfiskuar 720 kilogram mish të prishur në qytetin e Prizrenit.