Në Hajvali, hapet ekspozitë me rastin e ditës së çlirimit

15.06.2017 19:58:54

Më 18 qershor, në Hajvali do të organizohet një ekspozitë fotografish, me rastin e ditës së çlirimit, datë kur forcat suedeze të KFOR-it hynë në këtë lokslitet, duke sjellë edhe siguri dhe lirinë për banorët e kësaj ane.

Organizator i kësaj ekspozite është Burim Krasniqi, një i ri nga ky lokalitet, dhe i cili, në një shkresë të gjatë ka sqaruar edhe arsyet e organizimit të kësaj ekspozite, ka evokuar kohën e ardhjes dhe të raporteve të KFOR-it suedez me banorët e kësaj ane, emocione etj.

“Si student i këtj komuniteti të fshatit Hajvali duke e pare në tërësi të kaluarën duhet të kujtojmë faktin që kur Kfor-i erdhi në Kosovë na u krijua një klimë e sigurisë. Për ketë banoret e Hajvalise do te jene gjithmon mirenjohes, per kete dua te shprehi falenderimet dhe admirimet e mia per Kfor-in në pëtgjethsi e posaqërisht KFOR-in Suedez dhe shtetin e tyre qe dhane nje kontribute per vendin tone ne kohen e duhur kur mese shumti Kosova kishte nevoj per perkrahje qe nga vitit 1999- 2011 dhe akoma vazhdon te kete nevoj mirpo shteti dhe Kfor-i Suedez dhane kontributin e tyre ushtarakisht ne qeshtjen e sigurise dhe ruajtjen e qytetarve te ketij rajoni per bashkpunim nderetnik dhe integrimin e shoqerise multietnike ne perafrimin e dyanshem per nje siguri shoqerore te nje fushe demokratike te kosoves. Edhe pse isha i ri megjithatë ditët e para të vendosjes së pjestarëve të Kfor-it mbeten të paharruara Edhe pse isha i ri megjithatë ditët e para të vendosjes së pjestarëve të Kfor-it mbeten të paharruara. Kontributi i mbarë vendeve të Botës e posaqërisht i Suedise per Kosoven eshte i pashmangshem ne cdo sfer sigurise ekonimise si dhe integrimin e kosoves ne familjen europiane. Fjalët sado qofshin janë të pamjaftueshme për të falënderuar Kfor-in Suedez të cilët gjeneratë pas gjenerate dhe me muaj e vite ndanë pjesën ma të madhe të kohës nga familjet e tyre për krijimin e një klime të sigurisë në vendin tonë. Si komunitet kemi fatin të kujtojmë shumë çaste të lumtura të cilat i kaluam së bashku me pjestarët e Kfor-it sidomos gjatë festave dhe aktiviteteve kulturo- sportive. Në asnjë çast nuk ishim të vetmuar për shkak te miqësisë së krijuar mes nesh e cila dita ditës vetëm sa fuqizohej. Me këtë rast dua të them që për ne banorët e Hajvalisë është privilegj të kujtojmë memoare të cilat do të mbeten të paharruara meqë kjo do të bëhet në kete ekspozite dhe me pare ne 2 libra e cila ngrit imazhin nderin dhe respektin për miqtë tanë suedez. Ndërsa për gjeneratën tone të re u bej thirrje qe te shkruajnë me shume memoare lidhur me miqtë tanë nderkombetare e posaqerisht atyre suedez. Ne sot shkojmë lirshëm ne shkolla si rezultat i miqve ndërkombëtar të cilët me përkushtimin e tyre human na hoqën zgjedhën lakin nga qafa. Dua nje falenderim te veqant te jap per Kfor-in Suedez shtetin Suedez dhe te jem mirnjohes po ashtu ne emer te familjes time Krasniqi dhe gjithe qytetarve te Kosoves te cilet kontribuan qe kosova te gezoj lirine duke ju ndjeh falenderues po ashtu dhe bijve tane te ushtrise clirimtare te kosoves qe luftuan dhe dhane jeten per lirine qe ne e gzojme sot dhe po ashtu sot e kemi dhe qe nga vitit 2008 jemi dhe si shtet i pavarur dhe sovran fale kontributit ushtarak dhe politike te Suedise ne e gezojme pavaresine. Zoti e Bekoftë Naton – KFOR-in.

Me respekt Burim Krasniqi” – thuhet në shkresën e Burim Krasniqit.

Ekspozia do të hapet në orën 10, në ish-kampin e KFOR-it suedez dhe do të jenë tëpranishëm banorë të kësaj ane dhe të ftuar të tjerë.