Në Klinikën Infektive vdes një 80 vjeçar me koronavirus

20.06.2020 12:05:25

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se një pacient 80 vjeçar i infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë sot.

​Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, më 20 qershor 2020, në këtë klinikë ka vdekur pacienti A.G. (1940), me vendbanim në Prishtinë.

Pacienti që ka ndërruar jetë, krahas diagnostikimit me Covid-19, vuante edhe nga disa sëmundje të tjera shoqëruese.

Vdekja e 80 vjeçarit, A.G e dërgon në 35 numrin e vdekjeve si pasojë e koronavirusit në Kosovë.

Kështu, ditëve të fundit në Kosovë është vërejtur një rritje e madhe e rasteve të reja me koronavirus, duke pasur parasysh se edhe numri i testeve është rritur.