Policia e Britanisë së Madhe ka shpëtuar një fëmijë të vogël, i cili ishte lënë vetëm në makinë në ditën më të nxehtë të vitit.
Një nënë la të voglin e saj brenda automjetit për rreth 40 minuta, ndërsa ajo vetë po bënte pazar.Disa persona që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë lajmëruar policinë, pasi askush nuk iu përgjigj thirrjeve të tyre me zë të lartë për të nxjerrë fëmijën nga aty.
Si pasojë, u desh mbërritja e oficerëve të policisë, që fëmija të nxirrej nga makina “Nissan Qashqai”. Ndërsa e ëma e fëmijës u ndesh me oficerët e policisë pasi përfundoi e pa shqetësuar pazarin e saj.