Në shkollat e kryeqytetit bëjnë grevë punëtorët teknik

Në shkollat e kryeqytetit bëjnë grevë punëtorët teknik

12.09.2017 21:46:54

Në disa shkolla të kryeqytetit ka ndodhur një grevë nga punëtorët teknik. Ka kohë që ata nuk kanë marrë pagë. Kompania e kontraktuar thotë se Komuna nuk u ka ndarë mjete, kurse kjo e fundit thotë se shkaktar ishte kriza institucionale.

Është ditë pune, por punëtorët teknikë të shkollës fillore “Dardania”në Prishtinë, nuk kanë kryer asnjë punë.

Ata që nga mëngjes janë në grevë pasi nuk janë paguar për punën që bëjnë. Në gjendje të njëjtë janë edhe 12 punëtorët e shkollës fillore “Ismail Qemali”.

Ruzhdi Miftari, i cili ka 36 vjet që punon, nuk kërkon asgjë më shumë veçse mundi i punëtorit të paguhet.

Kompania “MSS`, e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës që nga 2014, sqaron se arsyeja e mospagesës është pasi Komuna nuk i ka përmbushur obligimet e saj sipas kontratës që nga muaji prill i këtij viti.

“Kompania MSS ka kontrate me Komunën e Prishtinës për pastrimin e disa shkollave dhe për ketë kontrate pagesa e fundit është ajo e muajit Prill 2017, pra borxhi qe Komuna e Prishtinës ndaj kompanisë tone është mbi 110 770 Euro.. Por,  kemi bere marrëveshje trepalëshe komunë, sindikate, kompani qe deri më datën 18 shtator Komuna ti kryej obligimet pra ta paguaj borxhin dhe kompania do te bëjë pagesën sipas kontratës.”

 

Kurse komuna në një përgjigje me shkrim dhënë RTK-së, tregon se ngecjet ne pagesa janë bërë në mungesë të mjeteve, meqenëse Qeveria nuk e ka bërë rishikimin e buxhetit dhe rrjedhimisht kanë mbetur pa mjete.

Komuna sqaron se me pagesa të rregullta do të fillojnë nga muaji tetor.

Kjo marrëveshje nuk po u konvenon disa punëtorëve  në shkollën  tjetër  “Asim Vokshi”.

Greva e punëtorëve ka vazhduar edhe në shkollat “Gjergj Fishta” dhe “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.