Nënkryetari i grupit CDU/CSU: Partitë të pranojnë vendimin e Metës

09.06.2019 18:29:48

Deputeti gjerman Johan wadephul, ka komentuar vendimin e presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve vendore. Sipas tij, partitë duhet të pranojnë vendimin e presidentit dhe të kërkojnë rrugën e pajtimit.

Sipas Wadephul, tashmë është një situatë e re politike për Shqipërinë, teksa shton se vendimi mund të mos ketë kënaqur palët, por e fut vendin në një marrëdhënie të re partiake.

Wadephul, anëtar i Bundestagut gjerman prej vitesh thotë se zgjedhjet janë demokratike, me disa kandidatë, por nuk jep asnjë opionin për atë që opozita është tërhequr vetë nga gara dhe jo e kushtëzuar nga maxhoranca. Ai shton se ccdo gjë tjetër, e menduar si process zgjedhor do ishte joevropian, qoftë edhe me një kandidat të vetëm.