Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lufti Haziri dhe Lumir Abdixhiku: Askush nuk mund të na bind të bëjmë koalicion me PDK-në

08.06.2017 09:39:47

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lufti Haziri ka theksuar se nuk ka kush i bind që të bëjmë përsëri koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai në emisionin “Magazina Zgjedhore” të Klan Kosova, ka theksuar se “as ndërkombëtarët nuk do të mund të na ulin në një tavolinë të diskutimit me PDK”.

“Nuk do ta votojnë as demarkacionin, sepse nuk mund të bëjmë marrëveshje me ata që nuk e lejuan të kalojë demakracioni”, ka shtuar Haziri.

Edhe i sapo aderuari dhe kandidati i LDK-së për deputet, Lumir Abdixhiku, ka thënë se asnjëherë më koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Në LDK-AKR është krijuar një front kundër kapjes. Vijë e kuqe e padiskutueshme përballë PDK-së”, ka pohuar Abdixhiku.

“Nuk do të ketë koalicion me PDK-në, është e qartë, sepse është kërkesë e qytetarëve të Kosovës. Në këtë qëndrim kemi pajtueshmëri të plotë dhe me anëtarët të koalicionit”.

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka tjetër përveç koalicion me PDK-në”.