Neymar ka luajtur vetëm 29 ndeshje në 2020 për PSG/ Klubit i ka kushtuar nga 1.33 milion euro një paraqitje e tij

25.12.2020 11:46:11

Pandemi, pezullime, probleme muskulore, dëmtime të kyçit të këmbës dhe brinjëve.

Për arsyet të ndryshme, viti 2020 nuk ka shkruar mirë për Neymarin në fushat e  lojës, pasi ishte viti që zhvilloi më pak ndeshje gjatë gjithë karrierës së tij si një futbollist profesionist.

Te Paris Saint-Germain, sulmuesi luajti vetëm 29 ndeshje zyrtare gjatë 12 muajve të fundit. Mesatarisht kjo, një ndeshje çdo dy javë.

As në vitin 2009, kur Neymar ishte ende një djalë i ri te Santos, nuk kishte numër kaq të ulët. Atë vit, edhe pse ishte rezerve disa herë, ai luajti 48 herë.

Numri i ndeshjeve është zvogëluar, pasi për dallim nga kampionatet e tjera të mëdha kombëtare në Evropë, Ligue 1 vendosi të përfundonin sezonin 2019/20 në mars, kur pandemia COVID- kishte shpërthyer.

Si rezultat, 11 ndeshje nuk u luajtën. Gjithashtu për shkak të coronavirusit, edhe Liga e Kampionëve, zvogëloi numrin e ndeshjeve, duke bërë që çerekfinalet dhe gjysmëfinalet, të zhvillohen me një ndeshje, ku i bie që anuloi dy ndeshje të mundshme që Neymar mund të kishte luajtur.

Ndërsa ai merr një pagë vjetore prej 36 milionë euro në PSG dhe mori pjesë në vetëm 27 ndeshje për klubin (kishte dy angazhime nga ekipi kombëtar) gjatë vitit 2020, kjo i bie që ia është paguar 1.33 milion euro për çdo ndeshje që është paraqitur.

Neymar e mbylli vitin me 22 gola, 15 asistime, 10 kartonë të verdhë dhe 2 kartonë të kuq