Nga të shtënat në Florida, 1 person i vrarë dhe 5 të plagosur

27.03.2017 16:28:46
Një person i armatosur në Florida ka qëlluar për vdekje një person në një shtëpi dhe ka plagosur një të rritur dhe dy fëmijë ndërsa autoritetet kanë thënë se ka qenë dhunë në familje para se i armatosuri t’i qëllonte edhe dy kalimtarë të pafajshëm të cilët ishin duke ecur poshtë rrugës së shtëpisë.

Vrasësi është arrestuar nga një polic i cili në atë kohë ndodhej në lagje, transmeton lajmi.net.

“Kjo është një nga skenat më të tmerrshme të krimit në të cilën kam hasur”, ka thënë zëdhënjsa e Policisë, Bianca Gillett.

Fëmijët janë djem të moshës 7 dhe 8 vjeçare dhe të gjitha viktimat janë në gjenje kritike