Ngecje sistemi i fiskalizimit të pikave të karburanteve

02.07.2017 20:51:45

Sipas raportit të auditimit të vitit 2016, 52 % e këtyre pikave edhe më tutje operojnë pa arka fiskale. Administrata Tatimore e pranon se ka pasur ngecje në sistemin e fiskalizimit të këtyre bizneseve.

Më shumë se gjysma e pikave të derivateve në vend vazhdojnë të operojnë pa arka fiskale. Sipas raportit të auditimit nga zyra kombëtare e auditimit për vitin e kaluar për Administratën Tatimore, nga 539 pika të shitjes së derivateve, 281 pika të shitjes apo 52 % edhe më tutje operojnë pa arka fiskale.

Sipas raportit, rreziku nga vonesat e shkaktuara në procesin e fiskalizmit për pasojë mund të kenë shmangien e mundshme nga tatimiqë rezulton me konkurrencë jo të barabartë.

Raporti rekomandon që drejtori i përgjithshëm duhet të sigurojë se janë shtuar kontrollet si dhe janë ndërmarrë masat e nevojshme, për të obliguar të gjitha bizneset që merren me tregtimin e derivateve pajisen me arka fiskale.

Ndërsa administrata tatimore në një përgjigje për RTK-në e pranojnë se sistemi i fiskalizimitiI këtyre bizneseve ka patur ngecje deri në shtatorin e viti 2016, kur kanë arritur që të licensojnë edhe operatorin e dytë  për fiskalizim të naftarëve.

“Që nga shtatori 2016  ka pasur progres të theksuar në fiskalizimin e subjekteve të kësja veprimtarie. Ky proces vazhdon me ritëm të mirë, kështu që gjatë vitit 2017 kemi të fiskalizuara edhe 84 biznese me 125 sisteme fiskale në 125 pika të karubranteve” thuhet ndër të tjera në përgjigjen e ATK-së.

Njohësit e ekonominsë shumë herë kanë theksuar se ekonomia informale është ndër cështjet kryesore të cilat po e dëmton ekonominë e vendit.