Ngushtohet gara për Shtëpinë e Bardhë, Clinton-Trump sulme personale

04.11.2016 10:46:02

Donald Trump dhe Hillary Clinton kanë ashpërsuar sulmet personale në drejtim të njëri-tjetrit, në një kohë që sondazhet tregojnë një ngushtim të mëtejshëm të garës mes tyre për Shtëpinë e Bardhë.

Kandidatja demokrate, Hillary Clinton e cila ditët e fundit është përballur me një ndryshim të opinionit publik të shprehur përmes sondazheve kundër saj, ka vijuar kritikat në drejtim të rivalit lidhur me sjelljen e tij ndaj grave.

Sipas Trump, edhe nëse Clinton hyn në Shtëpinë e Bardhë, ajo do të ndiqet nga hetimet për të shkua