Nigeri: Vaksinim në masë, pas dy rasteve të infektuara me polio

13.08.2016 22:59:04

Nigeria ka filluar kampanjën e vaksinimit në masë kundër polios, pas shfaqjes së dy rasteve të reja në veri-lindje të vendit, shkruan BBC.

Këto janë dy rastet e para të sëmundjes vdekjeprurëse në Afrikë për dy vitet e fundit.

Qeveria ka deklaruar që dy fëmijë janë paralizuar pasi që janë prekur nga polio, në Borno, vend ky në të cilin kampet shëndetësore janë të rrethuara nga militantët e grupit Boko Haram.

Zhvillimet e fundit janë hap mbrapa për Nigerinë e cila pritej të shpallej e lirë nga polio në vitin 2017.