Nipashi i Beligradit e tezaku i Svetozarevës, së bashku me nipashin e Husamedin Azemit, Shpend Ahmetin, në perpjekje për të krijuar një bisht të VV-së

19.09.2016 15:02:19

Nga Ajet Avdyli

received_10206870159503473

Ka kohë që Ilir Deda në opinion shitet si i pavarur, por në realitet është në Projektin e VV-së, e qëllimi dihet, janë të inspiruar nga krijimi i partisë së tyre nga PDK-ja të VV-së bishtin e PDK-së, të cilët e ndihmuan të fitoj pushtet në Prishtinë, pa e ditur se një ditë do të vie koha e do të pendohen.

Ka kohë që jemi në pritje të formimit të një partie të re politike, me gjas nga Ilir Deda, i cili në fillim ishte shumë i zëshëm, por që tani, nuk e di duket të jetë i strukur prapa, nuk e di se përse?????

Por sipas disa informatave, që tani po qarkullojn në opinion, flitet se po i dështon plani, duke e ditur se shqiptarët pak e mbajnë fsheftësinë, vetë e bëjnë projektin, por vetë e tregojnë. Një thënje, ku thuhet se, „Mos e vetë se tregon vetë“, kështu po na ndodhë edhe me Ilir Dedën e Shpend Ahmetin. VV-ja me udhëheqësit e saj Albin Kurtin e Visar Imerin, disa herë kanë deklaruar publikisht se, nëse vie deri te zgjedhjet, kualicioni i mundshëm mund të jetë me Vjosa Osmanin dhe grupin e sajë nga LDK-ja. Këtu shifet qart se Ilir Deda e Shpend Ahmeti, njëri nipash i Beligradit, e tjetri i Husamedin Azemit, bashkpunëtori e figura më e ndytë e Millosheviqit në Kosovë, tani kanë marrë iniciativë që të krijojnë një spektër politikë, frakcion apo bishtë të VV-së, i cili në kuadër të sajë, do të ketë Mimoza Kusari-Lilën kryetarën e Gjakovës por edhe Vjosa Osmanin nga LDK-ja, e cila në disa raste është parë duke koketuar me Ilir Deden, por edhe duke u shitur si dy shpëtimtarët e Kosovës.

images-1foto55

Kaherë është marrë kjo iniciativë, e opinioni kosovarë është në pritje se ç`farë me të vërtetë po ndodhë!!!!!!.

Nuk e di se ç`farë po ndodhë me të vërtetë me ne ??, A do të jemi të gatshëm të i kapercejmë të gjitha këto, shtyrje, sharje, kacafytje në mes viti, e tani shtrojm pyetje; Përse vallë??????,

Skënderbeu e luftoi Perandorinë Osmane, nga kojo mbeti krenaria jonë, por pasojat e asajë pas lufte ishin; coptimi dhe pushtimi i trojeve nga armiqtë përreth. Shqiptarët asokohe u armiqësuan me superfuqinë më të madhe botërore, që i bie se u shpallëm luftë superfuqive më të mëdha të botës, e në veqanti SHBA-së, ose NATO-s.

Ismail Qemali u detyrua të ikte sapo shpalli mëvetësinë e Shqipërisë. Faik Konica sapo u kthye në Amerikë nuk pranonte më të dëgjonte asgjë për Shqipërinë. Ai i revoltuar nga përçarjet pat deklaruar: “Nëse ndonjëherë vdes Shqipëria në epitafin e saj do të duhej shkruar: Lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia dhe e mbytën shqiptarët”. Noli nuk pranoi kurrë të kthehej në Shqipëri, edhe pse komunistët e lutën për vite me radhë. Gjergj Fishta pat shpallur publikisht: “le ta dijë e gjithë bota mbarë se më unë nuk jam shqiptar”. Këtë e bëri nga indinjata e thellë ndaj zhvillimeve të përgjithshme brendapërbrenda shqiptarëve.

Enver Hoxha për shkak ideologjie u miqësua me sllavët (Stalinin, Titon, M.Popoviqin, D.Mugoshën etj). Shumë shqiptarë që vuanin nga sllavët këtej kufirit rriheshin, burgoseshin e vriteshin me emrin e tij në gojë. Fadil Hoxha me funksionarët e tjerë të atëhershëm kosovarë, nuk shfaqën as guximin, as dijen dhe as përpjekjen më të vogël për të fituar diç më shumë sesa u ofroi Tito më 1974. Më pas atë e tejkaluan për nga vasaliteti e servilizmi projugosllav: Ali Shukriu, Sinan Hasani, Rrahman Morina, Husamedin Azemi etj. etj.

Me daljen e LDK-së në skenë, e të udhëhequr nga Dr. Ibrahim Rugova, Kosova morri frymë ndërkombëtarisht, pati përkrahje nga SHBA, por edhe nga NATO-ja.

Kjo lëvizje e cila është krijuar nga Dr. Rugova morri perkrahje të fuqishme si në Kosovë poshtu edhe në botë. Një Kosovë që nuk nihej nga askush, e shumë nuk e dinin fare se ekziston dikund, Ibrahim Rugova ja arriti që Kosovën t`a paraqes si një vatër krize, si një bombë e cila mund të eksplodoj në çdo kohë e çdo moment.

Pas daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Ksoovës, disi situata doli nga dore, duke e ditur se këto grupe guerile nuk ishin në gjendje ta udhëheqnin një luftë, që do të i perballonte agresorit.

Këto grupe e kishin perkrahjen e Tiranës zyrtare, ku në atë kohë në pushtet ishte Partia Socialiste, e cila në një masë të madhe e dëmtoi faktorin ushtarak që udhëhiqej nga Kolonel Ahemt Krasniqi, i cili u vra nga mbeturinat marksiste leniniste të SHIK-ut, në Tiranë.

Pas çlirimit të Kosovës nga NATO-ja, u harrua Mitrovica, sepse prioritet ishte uzurpimi i banesave. Po të vihej interesi kombëtar përpara interesit banesor, me një ofanzivë dinjitoze ishte zgjidhur problemi i enklavave të sotme problematike.

Pas lirisë së Kosovës dhe Pavarësisë së sajë, SHIK-u, kishte krijue një klimë jo të favorshme per qytetarët, të cilët e favorizuan PDK-në në zgjedhjet e parafundit, e cila udhëhoqi me kryeministër për tetë vite me rradhë. Gjatë kësaj kohë kjo udhëheqje instaloi një klimë jo të favorshme për qytetarët, ku pasojat e kësaj udhëheqje po i ndiejm edhe sot.

Në zgjedhjet e fundit, siq dihet, klasa politike e ndarë tashmë në regjione, pa një kulturë politike e cila për gjashtë muaj rresht, nuk e pati mundësinë të ndërtoj institucionet e vendit, ku pasojat e kësaj gjendje të para-krijimit të institucioneve, akoma po i ndjenë Kosova.

Me krijimin e institucioneve të Kosovës menduam se do të filloj e mbara, por fatkeqësisht, dy ditë pas krijimit të institucioneve, ku LDK morri 50% të ministrive dhe postin e kryeminsitrit, opozita e paknaqur me ndarjen e pushtetit, nga dy partit e mëdha filloi kërkesat e protestat, të cilat si qëllim dihet e kishin rrximin e pushtetit, dhe shpalljen e zgjedhjeve të lira. Në rregullat e krijimit të institucioneve të një shteti, njifet botërisht se i jepet kohë kryeministrit 90 ditë, që të marrë frymë lirisht e të paraqes programin e punës nëntëdhjetë ditëshe. Do të mbahet mend se kryeministrit Isa Mustafës nuk i dhanë kohë as 3 ditë të tëra që të punoj në progrmin qeveritar.

Rasti i Jabllanoviqit, ku opozita kërkoi shkarkimin e tijë nga qeveria, ku pas 1 jave këtë kërkesë të opozitës e plotësoi kryeministri Mustafa.

Me kalimin e kohës situata sa vihej e keqsohej, kur dihej se tani qeverinë e pritnin ditë të vështira, projekte të mëdha për Kosovën, por edhe kërkesa të BE, për të realizuar këto kërkesa.

Demarkimi i kufirit me Malin e Zi, i cili si marrveshje dukej se kishte marrë fund me nënshkrimin e Ministrit të jashtëm të Kosovës z. Hashim Thaqi, tani po nxjerr në pah kërkesa të sajuar nga opozita, e cila asnjëherë nuk e kishte për qëllim demarkacionin, me Malin e Zi, por si gjithmonë qëllim të vetëm e kishte që përmes këtyre kërkesave t`a rrëzimin e qeverisë Mustafa.

Kësaj lufte të tmerrshme për pushtet, opozitës i`u bashku edhe Vjosa Osmani, e cila koketonte per çdo ditë me Ilir Dedën, ku Vv, e kishte projektin t`i futemi LDK-së, nga mbenda.

Edhe pse Vjosa Osmani duke qenë e perkdhelura e LDK-së, nuk e votoi në Parlament Kryetarin e partisë së sajë, e cila vjen nga po e njejta parti, dihet se për gjashtë muaj rresht kishte punue që Ramush Haredinaj të jetë kryeministër i vendit, me çka ishte një rast i paparë ndonjëher në jetën politike.

Pas kësaj VV-ja, me Vjosën dhe element paterica të degëve të LDK-së jasht vendit, dihet një grup i vogël i`u rreken punës për t`a shkatërrue LDK-në, dihen tendencat për t’u futur në Kuvendin e 8-të të LDK-së, ku si qëllim të vetëm kishin të shkaktonin probleme brenda, dhe nga ajo të krijonin lajm sensacional. Udhëheqja e LDK-së, duke e patur një pervojë nga këto gjëra, vendosi të u vejë gardhë, e nuk i la të futen mbrenda, ku tani po shifet se paskan pas shumë të drejt.

Opozita në përkpjekjet e saja për të ardhë në pushtet, nuk zgjodhi mjete, me gaz lotësjellës, me sharje e fyrje, me një cirkë të papar parlamentar, i bllokun institucionet e Kosovës, krijuan situata të papresendan në kulturën paralmentare. Këto storie në Parlamentin e Kosovës uroj që të mos i shofim askund në ndonjë shtet.

Opozita ishte e padëgjueshme edhe karshi faktorit nderkombëtar e në veqanti atij Amerikan, të cilët kërkuan që Demarkacioni me Malin e Zi të miratohet në Kuvend, dhe të u jepet rasti qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë mbrenda territorit të Bashkimit Evropian.

Edhe këto kërkesa hasën në veshë të shurdhër të opozitës, e cila aspak nuk e kishte në mëndje demarkacionin, por këtë e kishte vetëm pretekst, si kërkesë të sajuar për t`a rrëzuar qeverinë.

Tani jemi në një situatë tepër delikate për shtetin. Askush deri më sot nuk ka deklaruar se ka humbur një metër tokë!!, as njëra nga 4 komunat e Kosovës, Peja, Istogu, Deqani e Juniku në hartat katastrale të tyre nuk humbin asnjë metër tokë. Shtrohet pyetja ku ka qenë ky teritor, në Hënë, në Mars apo në Jupitet, në cilin Planet??

Mendoj se në këtë situatë që jemi, qytetarët tani e kanë kuptuar se kërkesat e opozitës janë kërkesa jo per demarkacionin, por kërkesa për realizimin e qëllimit të tyre politikë.

Nëse vërtet nuk hiqen vizat per kosovarët deri në Dhjetor, atëher qytetarët e Kosovës duhet t`a dinë së në vitin 2017, Bashkimi Evropjan ka problemet e veta, e nuk e di se a do të gjeje kohë të merret me ne. Eshtë një rrezik i madhë, kur nuk e dimë se kush në këto vende, do të fitoj, e tani, si e çka do të ndodhë është një ???!!!, koxha e madhe. Andaj opozitës sa nuk është bërë vonë, reflektoni për vendin tuaj, mos bëni si po bënë Lista Serbska, lereni ata, e veproni sipas kërkesave të qytetarëve. Qytetarët kërkojn punë, stabilitet, prosporitet, kërkojn të lëvizin lirshëm.

Solothurn, 19.09.2016