Nis aksioni opozitar, zbulohet lëvizja e fundit e Bashës dhe Kryemadhit

04.09.2019 10:41:49

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndodhet në selinë e PD, ku po zhvillon një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Takimi vjen në një kohë kur opozita po përgatitet për aksionin e ri opozitar. Kujtojmë se Basha ka paralajmëruar protesta të fuqishme në shtator, por pa bërë publike ende një datë.

Mësohet se në takim po diskutohet pikërisht mbi hapat që do të ndërmerren.

Marrëdhënia brenda opozitës, duket se është dobësuar disi, pasi PD ka dalë publikisht kundër 13 tetorit për zgjedhjet, datë e dekretuar nga presidenti Ilir Meta.