Një burrë vret 6 anëtarë të familjes, shpëton vetëm foshnja 7-muajshe

02.08.2019 10:38:32

Gjashtë anëtarë të një familje u vranë në vendbanimin Kajzerica në Zagreb, në orët e mbrëmjes së ditës së enjte. Më pas, autori i dha fund edhe jetës së tij.

“Gjatë kërkimit policia e lokalizoi atë. Në kohën e arrestimit, ai kreu vetëvrasje”, ka thënë policia në raportimin e saj.

Ndonëse nuk ka dalë ende me një version për ngjarjen, policia dyshon se masakra ka ndodhur për shkaqe xhelozie, sepse një prej viktimave ishte ish-bashkëshortja e autorit.

Shefi i Policisë së Zagrebit, Marko Rasic deklaroi se autoritetet kanë reaguar menjëherë sapo janë njoftuar për të shtënat, por kur mbërritën në banesë gjetën trupat e pajetë të gjashtë personave. Menjëherë është bërë rrethimi i zonës dhe efektivët janë vënë në ndjekje të autorit, i cili pasi e ka parë që është rrethuar ka qëlluar mbi veten.