Një shqiptar ekzekutohet në mes të Athinës

14.07.2019 09:34:31

Një shqiptar është vrarë në mes të Athinës, gjatë mesnatës. Shqiptari rreth 33 vjeç, u qëllua me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar.

Ishin kalimtarë të rastit që kanë parë shqiptarin në shtrirë në tokë dhe e kanë transportuar

I riu nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve dhe ka vdekur në spital.

Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për një shqiptar të lindur në vitin 1986, por ende nuk dihet emri i tij.

“Ai mori plagë të rënda në shpinë dhe u transportua në spital pasi u gjet i shtrirë në rrugë nga kalimtarë të rastit“, – thonë mediat në Greqi.