Një video e re thuhet se tregon se si policët ‘luftojnë’ me George Floyd brenda makinës së policisë

31.05.2020 19:52:03

Pamjet e reja duket se tregojnë George Floyd në një “luftë” të dhunshme me policët ndërsa ishte brenda një makine të policisë, para se të vdiste.

Video e postuar të shtunën nga Shaun King – tregon një oficer të Minneapolis, i cili dukej se po luftonte me Floyd, pas arrestimit të tij, arrestim i cili ndodhi për arsye se Floyd kishte tentuar të blinte diçka me para false

Derek Chauvin – oficeri i akuzuar për vrasje, është parë duke shkuar në anën e djathtë të makinës.

Ky ishte vendi ku Floyd, 46-vjeç, përfundimisht u lidh dhe humbi jetën, gjë që ka ngjallur protesta në të gjithë SHBA-të.

Të katër oficerët e Minneapolis u pushuan nga puna.

Chauvin – i cili ishte përfshirë në tre të shtëna me armë gjatë 19 viteve të tij në punë – u arrestua dhe u akuzua për vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë.