Një vit nga përmbytjet në Tetovë

03.08.2016 16:52:14

Mburoja të rënuara, ura të dëmtuara dhe shtrati i lumit i dëmtuar. Pasojat e motit të keq të vitit të kaluar që e goditi Tetovën nuk janë sanuar edhe pas një viti.

As në pjesën e poshtme të lumit, nuk është pastruar shtrati i tij. Qytetarët thonë se pushteti ka premtuar disa herë se do të ndërmerr masa për sanimin e dëmeve, por në teren nuk është realizuar asgjë.

Edhe plani akcional parandalues, që arrin vlerën prej 25 milion euro, nuk shihet gjëkundi. Përocka në Reçicë të Vogël vazhdon të frikësojë banorët e kësaj pjese të qytetit, të cilët për Tv Telma thonë se premtimet për ndërtimin e mburojave në këtë përockë nuk janë realizuar.