Një yll gjigant deti/Kina është gati të hapë mega aeroportin që do presë 100 mln pasagjerë

19.09.2019 12:29:50

Kina është gati të hapë mega aeroportin në jug të Pekinit në prag të 70 vjetorit të republikës popullore. Beijing Daxing International Airport (PKX) do ta ketë fluturimin e parë më 20 shtator me avionin më të madh në botë A 380.

Synimi “modest” i kinezëve është që aeroporti të presë 72 milion pasagjerë dhe 2 milionë ton ngarkesë në vit deri në vitin 2025. Masterplani ambicioz kërkon ndërtimin e gjithsej shtatë pistave, dhe lëvizjen e të paktën 100 milionë pasagjerëve dhe 4 milion tonë ngarkesë në vit përmes aeroportit./