Nuhiu: Hetohen rastet e keqtrajtimit të të akuzuarve të Grupit të Kumanovës

04.09.2016 16:53:23

Zv. ministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu ka deklaruar se është ngritur një komision i posaçëm për të vërtetuar nëse janë keqtrajtuar të akuzuarit e Grupit të Kumanovës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë për Alsat-m se ende nuk është dënuar ndonjë polic për këtë vepër penale, ndërkaq shqetësimet për brutalitet policor ndaj të akutuarve janë raportuar nga avokatët e tyre mbrojtës.

Nuhiu zotohet se do ta ndjekë me vëmendje transportimin e të akuzuarve në gjyaktë si edhe angazhimin e personave profesionistë në mesin e njësive speciale.

Për keqtrajtimin e të akuzuarve, procedura hetimore janë inicuar edhe nga prokuroria dhe priten rezultatet e hetimit.