Opinionit shqiptar i nevojiten mediat e lira – dhe nuk i nevojiten kalemxhinjtë e pavlerë!

19.02.2019 10:23:37


Nga Aurel Dasareti 

Vetëm ai që flet për atë që ka provuar të ngjall besim. Për kujtesën, përshtypjet janë një mbresë më e thellë se sistemet më të mira dhe metodat e të menduarit më të arrira.

Ndihemi inferior ndaj fqinjëve, prandaj i krijojmë vetvetes komplekse të vlerës së ulët. U lejojmë gjithmonë të tallen me ne dhe të na shfrytëzojnë.

Opinionit shqiptar i nevojiten mediat e lira – dhe nuk i nevojiten kalemxhinjtë e pavlerë! Ne patjetër të mbrojmë çdo ishull të vogël të atdheut (brenda dhe jashtë kufirit të imponuar) dhe të mendojmë për gjeneratat e ardhshme.

Mua më shkruajnë letra private shumë intelektual dhe atdhetarë të mirëfilltë, të cilët edhe japin vlerësimin e tyre se kush janë pronarët e shitur të mediave. Ata që nuk i botojnë letrat e autorëve të mirëfilltë- sepse janë të zhytur në konflikt interesi. Shpresoj se brenda pak kohe do ta botoj një libër me shkrimet e mia të deritanishme, dhe atje do t`i përmendi mediumet false dhe emrat e pronarëve të tyre, që për motive djallëzore pengojnë informimin sa më të realët të opinionit tonë. Të tillët do të bojkotohen tërësisht nga masat…

Në trojet shqiptare të drejtat e kriminelëve janë më të rëndësishme se siguria e kombit. Kjo për arsye se vetë ata që kanë për detyrë ta mbrojnë interesat e vendit dhe kombit janë kryekriminel. Dhe, faktikisht të tillët nuk duhet t`i quajmë shqiptarë, por të degjeneruarit.

Nuk duhet të udhëhiqemi nga sorollop, por nga njerëz që proceset i vlerësojnë në mënyrë objektive, dhe kur ju vlerësoni objektivisht proceset nuk është e vështirë të parashikosh të dhëna se çfarë do të ndodhë.

Njeriu nuk ka nevojë të ketë një diplomë në artet figurative për të kuptuar se pikturat e Dylber Kazanit janë vizatuar në dehje të rëndë, jo vetëm nga kanabisi.
Faleminderit për letrën zoti Vedati, ditën (natën) e mirë dhe respekt për ty. Kalofshi mirë të nderuar bashkëkombës.