Parashikimi i Petrit Vasilit: Këto janë orët e fundit të Edi Ramës…

02.06.2019 23:31:13

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili menjëherë pas përfundimit të protestës ka dalë në një deklaratë për mediet, ku ka thënë se këto janë orët e fundit të Bashës. Vasili u shpreh se Edi Rama ka një dhe vetëm një ëndërr, të kthejë monizmin në Shqipëri, gjë të cilën tha Vasili, shqiptarët nuk e pranojnë.

Ata nuk e pranojnë monizmin e Edi Ramës, nuk pranojnë të jenë skllevër të Edi Ramës. Nuk mund të pranojnë të paguajnë qindra mln euro Rama shënoi orët e fundit të tij, ëndrra e tij është monizmi. Ka vetëm një parti s ka zgjedhje, po oligarkë, nuk ka shërbime. Ai sot u kthye në Lezhë, ku ka firmosur 300 mln euro grabitje. Ndaj shqiptarët janë me mijëra e jo vetëm nuk pakësohen po shtohen.

Shqiptarët nuk e duan monizmin, nuk pranojnë që Shqipëria të kthehet në kohën e partisë punës. Rama në cdo ditë është i paligjshëm, është zgjedhur në mënyrë të paligjshme. Shqiptarët kërkojnë pushet të ndershëm, do luftojnë dhëmbë për dhëmbë me kriminelët dhe kanë një kryekriminel në krye që quhet Edi Rama. Ndaj, mirënjohje pa fund për qytetarinë që treguar. Ashtu si sot akoma më shumë pa asnjë kompromis në protestën tjetër për t’i dhënë zgjidhje kësaj krize”, u shpreh Vasili.

Opozita, 3 orë tym e flakë në protestën para parlamentit. 10 persona janë plagosur, mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar.