Mbledhja urgjente e Bashës, opozita cakton datën për protestën e radhës

03.06.2019 00:35:16

Protestat e opozitës do të vazhdojnë. Pas protestës së shtatë kombëtare që u mbyll me dhunë, kryesia e PD ka vendosur që protesta e ardhshme do të mbahet më 8 qershor në orën 19:00.

Vendimi është marrë pas takimit të Bashës me aleatët dhe kolegjin e kryetarëve.

Protesta e sotme u shoqërua me akte dhune para parlamentit, ku mbetën 7 policë të plagosur dhe disa protestues.

Tubimi i së dielës nisi me lëshimin në qiell të disa tollumbaceve të bardha me shkrimin “Rama ik”, por përfundoi në një skenar të organizuar dhune kundër policisë me shpërthime në breshëri të mjeteve piroteknike me të cilat shënjestruan forcat e uniformave blu vendosur për garantimin e sigurisë tek Kryeministria dhe Parlamenti.

“Mos i prekni me dorë policët”, tha Basha në nisje, thirrje që nuk u dëgjua. Në fakt dhuna ndodhi në sy të demokratit.