Paris, sulm me automjet ndaj ushtarëve

09.08.2017 14:55:45
Sipas një deklarate nga Drejtoria Policore e Parisit, një person në rajonin Levallois-Perret të Parisit ka përplasur me automjet ushtarët që në ato çaste ndodheshin në patrullë, ku si pasojë gjashtë ushtarë janë lënduar

 Gjashtë ushtarë kanë ngelur të lënduar në kryeqytetin e Francës, Paris, pasi një person i ka përplasur me automjet, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Drejtoria Policore e Parisit, një person në rajonin Levallois-Perret të Parisit ka përplasur me automjet ushtarët që në ato çaste ndodheshin në patrullë, ku si pasojë gjashtë ushtarë janë lënduar.

Siç thuhet, sulmi ka ndodhur në afërsi të ndërtesës së komunës, ndërsa sulmuesi ka arritur të arratiset teksa vazhdonte operacioni policor.

Ndryshe, mbi dhjetë mijë ushtarë nisën të patrullojnë në këtë vend, kryesisht në afërsi të institucioneve shtetërore, në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme që u shpall pas sulmeve në Paris në vitin 2015.